Pritja e gjatë për realizimin e ëndrrës: Infermierja e parë nga komuniteti ashkali në Fushë-Kosovë

Për herë të parë në komunën e Fushë Kosovës, punën e infermieres do ta kryejë një vajzë e re e cilin vjen nga komuniteti ashkali. Infermierja Lumturije Jashari, i është gëzuar fort këtij lajmi, duke shprehur falënderim për pritjen nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe në të njëjtën kohë duke bërë thirrje që rasti i saj të shërbejë si shembull motivimi e frymëzimi për të rinjtë e të gjitha komuniteteve pakicë në këtë komunë

Për herë të parë në Fushë-Kosovë, mantelin e infermieres e ka veshur një vajzë e re e cila i takon komuniteti ashkali.

Madje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Për momentin jam në shërbim të sportelit me regjistrimin e pacientëve, unë normal i bëj edhe punët e tjera, ineksionet, infuzionet, çka është e nevojshme për krejt pacientët po mendoj”, ka thënë Lumturije Jashari, Infermiere.

Lumturije Jasharin lajmi se është pranuar si infermiere e ka lumturuar pa masë.

“Përderisa jam e vetmja e komunitetit, më kanë prit shumë super, gjithçka u kanë në rregull, nuk e kam prit që kam me qenë ashtu e mirëseardhur në mesin e tyre krejtve…e kam pasur pak vështirë sepse prej 2017 jam e licencuar e diplomuar, por nuk kam mundur me e gjetë veten dhe tash pas shumë kohës unë jam punësuar edhe normal gjithçka ka qenë në rregull”, ka thënë Lumturije Jashari, Infermiere.

Jashari thotë se shërbimi si infermiere është puna për të cilën ka ëndërruar, dhe duke marr për bazë shembullin e saj, iu bënë thirrje edhe vajzave e djemve të rinj nga komunitetet të e vazhdojnë shkollimin dhe t’i kthejnë në realitet ëndrrat e tyre.

Ky lajm e ka gëzuar edhe nënkryetarin e Fushë-Kosovës i cili vjen nga ky komunitet, duke i dhënë shpresë se është vetëm fillimi i një epoke që do të sjellë punësim e do të përmirësojë pozitën e dhe kushtet e komuniteteve që jetojnë aty.

“Tek komuniteti ka pasur vullnet por pushtet nuk ka pasur, kjo është ajo që tash jemi më në gatishmëri edhe afër komunitetit… u mirëprit edhe nuk e kanë besu edhe komuniteti, sepse vetëm fillimi i mandatit të kryetarit që është në përkrahje të komuniteteve”, ka thënë Gëzim Gara – Nënkryetar i Fushë-Kosovës.

Ndonëse në Fushë-Kosovë jetojnë mijëra qytetarë nga komuniteti ashkali, sipas Garës, në punësim dhe sfera tjera të jetës publike as për së afërmi këto shifra nuk reflektojnë me përfaqësim dhe punësim.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika