Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj jave moti në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu.
Të hënën, moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu vende-vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.
Të martën, moti do të mbajë vranësira, por me intervale me diell. Në mëngjes priten ngrica. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 9 gradë Celsius.
Të mërkurën, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë, kurse ato maksimale nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Të enjten, moti do të mbajë vranësira dhe reshje shiu vende-vende. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 5 gradë, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Edhe ditën e premte, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë Celsius.