Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili ishte i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer nga Njësia për Realizimin e Urdhëresave në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë. I arrestuari, E.M., 26 vjeç, pas ndalimit është dërguar në
vuajtje të dënimit, në bazë të vendimit gjyqësor.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka riafirmuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe luftimin e veprave penale.