Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur sot faza përfundimtare e njërit prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me luftën në Kosovë, ku në bankën e të akuzuarve ndodhen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kjo fazë përfshin deklarimet përfundimtare të palëve para trupit gjykues, ku fillimisht do të paraqitet Prokuroria, e pas saj ekipet e mbrojtësve të viktimave.
Ndërkohë, nga 11 shkurti pritet që deklarimet përfundimtare t’i paraqesin ekipet mbrojtëse të të pandehurve.