Fetoshi: Drejtësi, jo politikë

Arben Fetoshi, Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënime prej gjithsej 180 vjetësh burg ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Fetoshi përmes në shkrimi në Facebook e ka cilësuar këtë kërkesë si kulmin e absurditetit të një procesi të politizuar, duke e përshkruar atë si një farsë të drejtësisë ndërkombëtare. Sipas tij, rruga e ndjekur nga pretendimet për trafikim organesh në vitin 2011, aktakuza për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” në vitin 2020 dhe kërkesat aktuale për dënime drakonike, dëshmon një përpjekje të vazhdueshme për kriminalizimin e UÇK-së dhe relativizimin e krimeve të Serbisë.

Më tej Fetoshi thekson se, pavarësisht ndërrimit të prokurorëve dhe zvarritjes së procesit, ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar tashmë gati gjashtë vjet në paraburgim, ndërsa aktakuza, sipas tij, nuk i ngarkon të pandehurit me përgjegjësi të njëjtë, gjë që e bën të pashpjegueshme kërkesën për dënime të barabarta.

Ai vlerëson se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe se qëllimi i saj është dëshmuar para mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë ndër vite. Sipas Fetoshit, historia nuk mund të rishkruhet në sallat e gjyqit përmes proceseve të stërzgjatura dhe të motivuara politikisht.

Në fund të reagimit, Fetoshi u bën thirrje qytetarëve, institucioneve, partive politike, organizatave, sportistëve dhe artistëve që të bashkohen rreth sloganit “Drejtësi, jo politikë”, duke dërguar një mesazh të përbashkët, të qetë dhe dinjitoz, përtej dallimeve politike.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika