“Kërkesë absurde e Prokurorisë Speciale, është fyer rëndë gjaku i derdhur për liri” – Jashari: Ne si organizata nuk jemi befasuar

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, në emisionin Debat Plus, duke komentuar kërkesën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale me seli në Hagë, ka thënë se si organizata të dala nga lufta e UÇK-së nuk janë të befasuara, por se kjo përbën një fyerje të rëndë ndaj gjakut të derdhur për lirinë e vendit.

“Është kërkesë absurde e Prokurorisë Speciale dhe ajo çfarë kemi parë dhe kemi vlerësuar është e qartë se kjo nuk është gjykatë e Kosovës, në radhë të parë, për shkak të veprimeve dhe kualifikimeve të saj, e sidomos sot”, ka thënë Jashari.

Ai ka shtuar se në këtë proces nuk po gjykohen individë. “Edhe sot u pa qartë dhe u vërtetua saktësisht qëndrimi i organizatave të dala nga lufta, që nga krijimi i këtij procesi e deri më sot, se këtu po gjykohet dhe po tentohet, sipas Prokurorisë, të dënohet lufta jonë e drejtë dhe e pastër, pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka deklaruar Jashari.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika