Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe mbrojtëse, kërkesa e Prokurorisë në Hagë injoron kontekstin historik

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë për dënime prej 45 vitesh burgim për secilin nga ish-drejtuesit e UÇK-së.

Kurti ka theksuar se “thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit”, duke nënvizuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse, e zhvilluar në rrethana të okupimit të egër, kur dhuna sistematike po shndërrohej në gjenocid shtetëror.

Sipas tij, çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga ky kontekst historik e politik rrezikon të deformojë të vërtetën dhe kuptimin e luftës çlirimtare. Kurti ka theksuar se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë plan shfarosjeje ndaj asnjë populli tjetër apo ndaj civilëve.

Duke iu referuar kërkesës së sotme të Prokurorisë në Hagë, Kurti ka vlerësuar se ajo “nuk mbështetet në ndonjë standard të pranuar ndërkombëtar të dënimit”, duke shtuar se injoron plotësisht kontekstin e luftës në Kosovë dhe përpiqet ta vendosë çështjen në një vakuum juridik, duke e shkëputur nga realiteti i një lufte çlirimtare.

Në fund, Kurti ka deklaruar se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja zhvilloi një luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste, ndërsa institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën faktike e historike, vlerën dhe dinjitetin e luftës për liri, si dhe parimet themelore të drejtësisë, kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e tyre.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika