Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së është ripërsëritje e propagandës serbe

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas paraqitjes së aktakuzës nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha tha se Prokuroria ka paraqitur “akuzat më të rënda” dhe ka kërkuar dënime me burgim për disa dekada, që sipas tij, të marra së bashku arrijnë në rreth dy shekuj burg. Ai theksoi se ka ndjekur me vëmendje procesin shumëvjeçar dhe se, sipas vlerësimit të tij, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë konkrete që të dëshmojë krime të kryera nga të akuzuarit.

Në reagimin e tij, Berisha e cilësoi aktakuzën si ripërsëritje të pretendimeve dhe shpifjeve të propagandës ultranacionaliste serbe, duke e lidhur atë me akuzat e mëhershme për trafikim organesh, të cilat ai i quajti trillime të fabrikuara. Ai shtoi se ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë qenë aleatë të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në fund, Berisha i bëri thirrje Gjykatës që vendimet e saj të mos ndikohen nga, siç u shpreh ai, akuza propagandistike të paprecedenta në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, dhe që në emër të ligjit të konfirmojë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika