Cakolli për votimin në pako të nënkryetarëve: Vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara

Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka deklaruar se votimi i nënkryetarëve të Kuvendit në pako është në përputhje me kuadrin kushtetues, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje.

Cakolli ka theksuar se kjo praktikë ka logjikë të qartë institucionale dhe është përdorur si një zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën.

“Në mbledhjen e sotme përgatitore për seancën konstituive ka pasur dakordim që nënkryetarët të votohen në pako. Jo vetëm ata të komuniteteve, por të gjithë pesë nënkryetarët e Kuvendit.

Kjo mënyrë votimi është në përputhje me kuadrin kushtetues, pasi Gjykata Kushtetuese e ka lënë teknikën e votimit në diskrecion të vetë Kuvendit, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje.
Për më tepër, votimi në pako ka logjikë të qartë institucionale dhe ka qenë zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën. Kjo shpejton konstituimin dhe e detyron përgjegjësinë politike të ndahet mes të gjitha grupeve parlamentare. Megjithatë, ironikisht, pikërisht kjo praktikë që e patëm kërkuar vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara, madje ishte paraqitur si problem parimor.
E gjithë kjo, tregon se praktikat parlamentare marrin kuptim nga mënyra si përdoren. Kur shërbejnë për ta çuar përpara konstituimin dhe funksionimin e Kuvendit, ato mbeten mjete legjitime të rendit parlamentar”, ka shkruar Cakolli.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika