Vrasja e Liridona Ademajt, mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit e të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot, me fillim në ora 09:30, një seancë e re gjyqësore ndaj tre të akuzuarve Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, të cilët ngarkohen për vrasjen e Liridona Ademajt, e cila ndodhi më 29 nëntor 2023.

Kujtojmë se në seancën e fundit që u mbajt më 29 janar, Murseli para trupit gjykues ka deklaruar se nuk ka paguar, porositur apo ndihmuar Granit Plavën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, duke insistuar se në momentin kritik ka qenë rreth 20 deri në 30 metra larg veturës.

Mes tjerash, ai deklaroi se në natën kritike nuk e ka parë Granit Plavën në restaurant, dhe në momentin kur është vrarë Liridona, Murseli tha se as ai as fëmijët nuk ishin në veturë.

Murseli e mohon: Nuk kam paguar, nuk kam porositur dhe nuk e kam ndihmuar Granit Plavën me vra gruan time

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika