Nëntë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada

Nëntë persona kanë humbur jetën në dy vendndodhje të ndryshme të të shtënave me armë në Kanada.

Gjashtë persona u gjetën të vdekur në Shkollën e Mesme “Tumbler Ridge”, ndërsa një i shtatë ndërroi jetë rrugës për në spital, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ndërkaq dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë aty pranë.

Të paktën 25 persona të tjerë janë plagosur.

Rreth 25 persona morën ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore lokale për lëndime të ndryshme që nuk rrezikojnë jetën, ndërsa dy persona të tjerë u transportuan me helikopter nga vendi i ngjarjes me plagë të rënda ose kërcënuese për jetën.

Policia po vazhdon të kontaktojë familjet e viktimave dhe të afërmit e tyre, ka deklaruar Kryeministri i British Columbia, David Eby.

Mosha dhe identiteti i personave të vrarë apo të plagosur ende nuk janë bërë të ditura.

Autori i dyshuar besohet se ka vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri dhe është gjetur brenda ambienteve të shkollës.

Të fundit nga rubrika