Mishetiq: ZPS nuk ka vërtetuar se si Thaçi ka kontribuar në “qëllimin e përbashkët kriminal”

Kryembrojtësi i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka marrë fjalën sërish duke prekur aspekte të ndryshme të rastit kundër klientit të tij.

Duke folur për përgjegjësinë penale ndaj Thaçit, përkatësisht të asaj që Prokuroria e cilëson si Ndërmarrje e Përbashkët kriminale, Mishetiq tha se “qëllimi kriminal i përbashkët nuk ka ekzistuar nuk ka pasur kurrë një plan kriminal për të nënshtruar kontroll në gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve që paraqiten në aktakuzë”.

“ZPS pretendon se të akuzuarit kanë dhënë kontribut për këtë plan. Por, qëndrimi i kësaj gjykate është që në mënyrë që të kemi përgjegjësi për NPK, ZPS duhet të vërtetojë se Thaçi ka kontribuar në kryerjen e krimeve që paraqiten në aktakuzë”, tha Mishetiq, transmeton REL.

Sipas tij, ZPS nuk i është përgjigjur pyetjes kyç dhe nuk e ka vërtetuar se si Thaçi ka dhënë kontribut në veprat për të cilat akuzohet, ku përfshihen vrasje, ndalime të paligjshme etj, duke argumentuar se gjendej jashtë vendit shumicën e periudhës që mbulohet në aktakuzë”.

Avokatja Tavakoli: Pretendimet e ZPS-së se Thaçi emëronte kryetarë të komunave janë të pabaza

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika