Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka uruar suksese Glauk Konjufcës për marrjen e detyrës së re si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
Gërvalla ka vlerësuar lart angazhimin e Konjufcës gjatë mandatit të kaluar në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar maturinë, aftësinë për bashkëpunim.
Ajo ka theksuar se Konjufca ka udhëhequr Kuvendin me vizion dhe vendosmëri, duke e shndërruar atë në një institucion të fortë dhe përfaqësues për qytetarët e Kosovës.
Gërvalla ka shprehur bindjen se Konjufca do të japë kontribut të rëndësishëm edhe në krye të diplomacisë kosovare, duke forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe duke punuar për një të ardhme më të sigurt për qytetarët.