Platforma “Liria ka Emër” mirëpret deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklaratën e miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së.

“Jemi mirënjohës për gatishmërinë e treguar nga Republika e Shqipërisë përmes kësaj deklarate për t’u angazhuar në marrjen e hapave të nevojshëm diplomatikë dhe politikë në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë” thuhet në njoftimin e tyre.

“Liria ka Emër” vlerëson që në këtë deklaratë theksohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje legjitime dhe përfaqësuese e aspiratave të popullit të Kosovës për liri, dinjitet dhe vetëvendosje, në përputhje me parimet ndërkombëtare, njofton Dukagjini,

Deklarata nënvizon se lufta e UÇK-së nuk mund të barazohet me krimet e regjimit serb dhe se kërkesa e Prokurorisë rrezikon shtrembërimin e historisë.

Përmes kësaj deklarate, kërkohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë, komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Platforma “Liria ka Emër” falënderon të gjithë qytetarët, organizatat, grupet shoqërore dhe komunitetet në vend dhe përtej për mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar kauzën tonë për drejtësi të paanshme.

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika