Edhe AAK-ja kundër procedurës së përshpejtuar për buxhetin 2026

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që Projektligji për Buxhetin e vitit 2026 të diskutohet para se të miratohet.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, deklaroi se nuk ka ndonjë urgjencë për miratimin e buxhetit, pasi të enjten ishte aprovuar vazhdimi i ndarjes buxhetore për funksionimin e institucioneve të shtetit, njofton Dukagjini.

Tahiri theksoi se buxheti është praktikisht i njëjtë me atë të vitit të kaluar, dhe ndryshimet janë vetëm në tekst.

“Nuk ka asnjë arsye për nxitim, sepse dje e miratuam vazhdimin e ndarjes buxhetore për funksionimin e shtetit të Kosovës. Si mund të presim që një deputet… duhet të ketë kohë për të analizuar buxhetin e Kosovës tabelë pas table, dhe unë kur e fillova këtë në zyrën time, pashë se kishte shumë për t’u diskutuar. Ky është buxheti i vitit të kaluar; ndryshimet janë vetëm në formë, ndërsa vijat kryesore buxhetore mbeten të njëjta”, u shpreh Tahiri.

Gjithashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështetën idenë që buxheti të miratohet me procedurë të përshpejtuar.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika