“Ti më rrëmbeve zemrën”, Shtëpia e Bardhë ironizon Maduron në Ditën e Dashurisë

Më 14 shkurt, në Ditën e Shën Valentinit, Shtëpia e Bardhë publikoi në platformën X një seri postimesh të pazakonshme me titullin “Made just for you”.

Përmbajtja përfshinte disa kartolina dixhitale që ndërthurin simbolikën klasike të festës së dashurisë me mesazhe dhe aludime të drejtpërdrejta politike, njofton Dukagjini.

Një prej imazheve paraqiste ish-udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro, shoqëruar me mbishkrimin “Ti më rrëmbeve zemrën” – një lojë fjalësh që lidhej me kapjen e tij nga autoritetet amerikane, e paraqitur në formë satire romantike.

Në një tjetër kartolinë shfaqej harta e Grenlandës brenda një zemre me mesazhin “Është koha të përcaktojmë lidhjen tonë”, një referencë ironike ndaj diskutimeve të mëhershme për interesin amerikan ndaj ishullit arktik.

Një imazh tjetër tregonte presidentin Donald Trump duke mbajtur një urdhër ekzekutiv, me frazën “Ti je Valentini im”, duke ndërthurur atmosferën festive me simbolikë të pushtetit ekzekutiv.

Po ashtu, një kartolinë përfshinte senatorin demokrat Chris Van Hollen së bashku me një person të deportuar, me mbishkrimin: “Dashuria ime për ty është po aq e fortë sa dashuria e demokratëve për emigrantët e paligjshëm. Do të fluturoja 1 537 milje vetëm për të pirë një gotë me ty”, duke ironizuar debatet politike mbi emigracionin.

Postimi ka nxitur reagime të shumta online.

Disa përdorues e kanë cilësuar si një qasje kreative dhe thumbuese ndaj aktualitetit politik, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar si të papërshtatshme për një institucion si Shtëpia e Bardhë që të përdorë një festë romantike për mesazhe me përmbajtje politike dhe polemizuese.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika