Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ky i fundit e uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale, ku marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish, diplomatë dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes.

Ky takim i Kurtit me Plenkoviq shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe ndërkombëtarë, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike./RTK

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika