Kurti takon kryediplomatin norvegjez në Mynih, flasin për investime dhe anëtarësimin në KiE

Në ditën përmbyllëse të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.

Sipas njoftimit, temë diskutimi ishte thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe shqyrtimi i mundësive ekonomike që ofron marrëveshja e EFTA-s.

Po ashtu, palët diskutuan gjerësisht për sektorët me interes të përbashkët, duke përfshirë ekonominë, teknologjinë, energjinë, si dhe industrinë e minierave dhe mineraleve.

Gjatë bisedës, kryeministri prezantoi planet për projektet kapitale të këtij mandati, veçanërisht në infrastrukturë kritike, transport dhe sport, duke i cilësuar ato si mundësi të favorshme për investitorët e huaj.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për miqësinë, kontributin dhe mbështetjen e Norvegjisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika