Sot në Prishtinë mbahet marshi qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Marshi do të mbahet sot më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Marshi organizohet në mbrojtje të Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre, në një moment që organizatorët e cilësojnë si vendimtar për procesin gjyqësor.
Programi i këtij marshit përfshin edhe performanca nga Ilir Shaqiri, Lyrical Son dhe Arbnora Zogjani.
Në kuadër të aktivitetit është paralajmëruar edhe një aksion simbolik te Monumenti New Born.
Organizatorët e platformës, Liria ka Emër kanë theksuar se 17 shkurti simbolizon përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë dhe të vërtetën, duke bërë thirrje për mobilizim dinjitoz qytetar.
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për marshin më 17 shkurt