Mishetiq: S’është detyrë e trupit gjykues apo mbrojtjes t’i mbushim boshllëqet e provave të ZPS-së

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Guénawl Mettraux lidhur me qëndrimet kontradiktore në mes tyre dhe Prokurorisë rreth dëshmisë së Bisilm Zyrapit, tha se ata dhe as trupit gjykues nuk e kanë për detyrë që të mbushin boshllëqet në provat e Prokurorisë.

“Së pari duhet theksuar se barra e provës është vetëm dhe vetëm e Prokurorisë”, tha Mishetiq.

Ai tha se kjo është thënë edhe në aktgjykimin ndaj Salih Mustafës më 16 dhjetor 2022.

“Nuk është detyre e trupit gjykues apo e mbrojtjes që të mbushim ne boshllëqet e provave të tyre”, tha ai.

Rrjedhimisht, Mishetiq tha se Prokuroria thekson se Zyrapi s’ka qenë pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, si dhe anëtarët e saj i fshihnin veprimet nga ai.

“Kështu që përgjigja ime e parë është kjo; ata thonë që nuk ka qenë pjesë e NPK-së së pretenduar dhe se anëtarët e NPK-së përpiqeshin t’i fshinin veprimet prej tij”.

Por, në anën tjetër, ai thotë se Zyrapi ka qenë gjithandej vendeve ku pretendohet se kanë ndodhur krimet por Prokuroria thotë se ai nuk ka qenë pjesë e NPK-së.

“Prokuroria ka thënë që Zyrapi nuk ka qenë pjesë e NPK-së edhe është lënë jashtë qëllimit të përbashkët kriminal. Megjithatë, ai ka qenë i pranishëm gjithandej”, tha ai.

Pas Mettraux, pyetjet i ka filluar gjyqtari Fergal Gaynor dhe u fokusua sërish tek pjesa e ndalimit./ Betimi për Drejtësi

Mbrojtja e Krasniqit përfundon fjalën, gjykatësit nisin pyetjet

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika