Abdixhiku: UÇK-ja është vetë populli i Kosovës, s’ka proces që ndryshon lavdinë e kësaj lufte të pastër

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë seancës solemne në Kuvend për 18-vjetorin e Pavarësisë, ka përkujtuar sakrificën e familjes Jashari si moment historik të rrugës çlirimtare të Kosovës.

Abdixhiku ka theksuar se UÇK-ja ishte përgjigja e popullit të shtypur ndaj dhunës sistematike dhe krimeve kundër njerëzimit, duke u bërë faktor i pashmangshëm në realitetin politik dhe historik të vendit.

Ai shtoi se lavdia e kësaj lufte të pastër dhe historike nuk mund të ndryshohet nga asnjë proces apo forcë, duke iu referuar edhe gjykimeve që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Prekazi e zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Dhe bëri të qartë se padrejtësia kishte arritur kufirin e saj të fundit. UÇK ishte përgjigja e një populli të shtypur ndaj dhunës sistematike dhe krimeve kundër njerëzimit.  UÇK u bë faktor i pashmangshëm i realitetit politik dhe historik… Nuk ka gjë nuk as proces as forcë që ndryshon lavdinë e kësaj lufte të pastër dhe historike të popullit dhe ushtrisë sonë çlirimtare. UÇK është vetë populli i Kosovës…”, ka theksuar ai.

“Rruga paqësore dhe ajo çlirimtare janë dy dimensione që e kanë çuar popullin drejt lirisë dhe pavarësisë. Vetëm duke respektuar të dyat, historia jonë mbetet e plotë dhe e ndershme. Këto janë vlerat identitare të shtetit tonë”, ka deklaruar tutje Abdixhiku, duke potencuar rëndësinë e unitetit kombëtar dhe të miqve ndërkombëtarë që e mbështetën pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika