Jo në sheshet tradicionale të Prishtinës, por këtë herë në rrugën “Luan Haradinaj”, ku historia ka mbetur e gjallë, kanë parakaluar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, duke shënuar përvjetorin e 18-të të pavarësisë.
Qytetarë të shumtë kanë ndjekur nga afër këtë parakalim, duke nderuar sakrificën e brezave që mundësuan shtetësinë e Kosovës.
“Parakalimi ceremonial u realizua në frymën e respektit dhe krenarisë shtetërore, duke pasqyruar nivelin e përgatitjes profesionale, disiplinës dhe përkushtimit të institucioneve të sigurisë në shërbim të sovranitetit, rendit dhe sigurisë së qytetarëve. Institucionet e sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuara në realizimin e misionit të tyre kushtetues, në mbrojtje të integritetit territorial, rendit publik dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës”, thuhet nga FSK-ja.

