Tasholli: Dërgojmë mesazh për ata që janë në Hagë se nuk janë vetëm, pas tyre qëndron një komb i tërë

Organizatori i protestës qytetare “Drejtësi, jo politikë”, Ismail Tasholli, ka dërguar një mesazh të qartë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Ai ka theksuar se marshimi i 17 shkurtit nuk është kundër askujt, por për dinjitetin kolektiv dhe drejtësi të barabartë.

“Thirrjet tona për drejtësi e jo politikë nuk janë kundër askujt, janë për dinjitetin tonë kolektiv. Ne nuk mund të pranojmë që proceset që përdoren për të barazuar agresorin me viktimën apo për të mjegulluar karakterin çlirimtar të luftës tonë. Nëse drejtësia devijon nga parimet e pabarazisë dhe paanshmërisë dhe kur gjyqi në Hagë thirret dhe vepron në emër të Kosovës atëherë ne këtu drejt i themi qartë jo në emrin tim, jo në emrin tonë. Drejtësia nuk mund të jetë selektive, e dërguar duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Qytetarët duan drejtësi e jo politik”, ka thënë Tasholli para mijëra qytetarëve.

Ai ka shtuar se mesazhi i marshit është i qartë për Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë të tjerët.

Nga kjo ditë e pavarësisë ne dërgojmë një mesazh të qartë për atë që janë në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë tjerët ju nuk jeni vetëm, pas jush qëndron një komb i tërë, qëndron historia, sakrifica jonë, liria jonë. Ata nuk janë vetëm ky është vetëm fillimi nuk do të ndalemi kurrë”, ka deklaruar ai.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika