Vasfije Krasniqi në marshin “Drejtësi, jo politikë”: Kjo liri nuk erdhi vetvetiu, u fitua me gjak e sakrificë

Mes emocioneve të mëdha, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, ka folur gjatë marshit “Drejtësi, jo politikë”, duke theksuar rëndësinë e 17 shkurtit.

Ajo ka kujtuar se kjo ditë, përveç përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, mban edhe një brengë, gjykimin e ish-drejtuesve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Para mijëra shqiptarëve nga të gjitha trojet, Krasniqi kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Sot, kjo ditë e shenjtë për popullin tonë, 18-vjetori i Pavarësisë, është ditë krenarie, por edhe një përkujtim për ata që u flijuan për lirinë tonë. Kjo liri nuk erdhi vetvetiu, ajo u fitua me gjak e sakrificë, një qëndresë që ka zgjatur me shekuj. Kam nderin të flas si e dërguara speciale e Presidentes për dhunën seksuale, që zëri i viktimave të dëgjohet anë e mbanë botës. Ne flasim për drejtësi, për krimet që i kreu Serbia në Kosovë. Ne jemi për t’i liruar ata nga Haga. Ajo që e bashkon popullin tonë është cenimi i lirisë dhe padrejtësia. Faleminderit të gjithëve ju që i shërbyet atdheut kur kishte nevojë”, ka deklaruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika