Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video teksa flet në telefon me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë.
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!'”, ka shkruar Rama.