Fetoshi: Në 18 vjetorin e Pavarësisë, Kosova me mesazhin më të fuqishëm të unitetit qytetar për DREJTËSI, JO POLITIKË

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar me një analizë në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment me peshë të veçantë politike dhe gjeopolitike për vendin.

Sipas tij, Kosova hyn në këtë përvjetor me një mesazh të fuqishëm qytetar për “Drejtësi, jo politikë”, në prag të vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për krerët e UÇK-së.

“Në 18 vjetorin e Pavarësisë, Kosova me mesazhin më të fuqishëm të unitetit qytetar për DREJTËSI, JO POLITIKË, para vendimit të Speciales në Hagë për krerët e UÇK-së si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Në këtë përvjetor të Pavarësisë, Kosova me URIMET e Presidentit Trump, Mbretit Charles, Presidentit Steinmeier, Presidentit Macron, Presidentit Begaj, e shumë të tjerëve, si garanci e demokracive më të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ky përvjetor i Pavarësisë e gjen Kosovën në Bordin e Paqes dhe me FSK-në më të gatshme se kurrë, si një forcë aleate për paqen në Gazë, e kudo tjetër në botë.

Në 18 vjetorin e Pavarësisë, Kosova me fqinjin e saj verior më të frustruar se kurrë, pas zyrtarizimit të 17 shkurtit në Washington DC, pas ftesës së Presidentit Trump për Bordin e Paqes, pas Aktit Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), pas kërkesave të shefit të NATO-s e zyrtarëve të BE-së për përgjegjësi lidhur me sulmin terrorist në Banjskë (2023), pas nismës ligjore për Kongresin amerikan kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe pas Normandy Index 2025, që e vlerëson Serbinë si kërcënim për stabilitetin dhe demokracinë në rajon.

Për shkak të ekspozimit ndërkombëtar të mashtrimit të saj me “viktimizimin” dhe për shkak të shtrirjes ruso-kineze, ajo sot po tenton të inskenojë “presion qytetar” nëpërmjet forumeve nacionaliste dhe subjekteve opozitare (FNS, LPS, Monarkistët, “Veriu për të gjithë”, etj.).

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petkoviq, deklaroi se “Prishtina po synon ta shfrytëzojë avantazhin e një momenti veçanërisht të komplikuar në botë, që dikush t’ju ndihmojë për ta zgjidhur çështjen e pavarësisë” (RTS, 13.02.2026).

Nuk harroi të përsërisë se s’do ta njohin kurrë Kosovën, sepse Vuçiqi, tha, është shpresa e vetme për këtë.

Mediat formulojnë thirrje “viktimizuese” me tone alarmuese, për të nxitur mobilizim, duke i kombinuar me akuzat “qytetare” se pushteti e ka dorëzuar Kosovën”.
Ato mbushin ballinat me kërkesën e Prokurorisë për 180 vjet, ndërsa “fërkojnë duart” se dënimi i krerëve të UÇK-së do ta “kriminalizojë” shpalljen e Pavarësisë”, ka shkruar Fetoshi.

Ai përfundon se, në një rend ndërkombëtar të sfiduar nga përplasjet gjeopolitike, beteja diplomatike e Kosovës, duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi dhe koordinimi i thelluar me aleatët.

“Këto janë sot ndajshtesat perfide në strategjinë e Serbisë kundër Kosovës.

Mirëpo, në rendin ndërkombëtar të sfiduar nga përplasjet gjeopolitike, beteja e fundit e saj në veri dhe në Bruksel, drejtohet nga premisat e Konferencës së Mynihut – bashkëpunimi dhe koordinimi i thelluar me aleatët, kundër kërcënimit të lirisë dhe demokracisë”, ka shtuar Fetoshi.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika