Në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka arritur në fazën përfundimtare.
Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca e kësaj të mërkure do të përfshijë deklaratat e fundit të palëve: fillimisht qëndrimin e përfaqësuesit të viktimave, më pas kundërpërgjigjet e mbrojtjes dhe, në fund, fjalët përmbyllëse të katërshes së UÇK-së, njofton Dukagjini.
Të pranishëm në Hagë në seancën e fundit janë edhe familjarët e të akuzuarve si dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, që përfaqëson Qeverinë e Kosovës.