Në përfundim të fjalës së tij, avokati i Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, deklaroi se klienti i tij duhet shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat.
“Shpallin pafajësinë për të gjitha aktakuzat”, deklaroi Mishetiq, njofton Dukagjini.
Ai argumentoi më parë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova që të tregojnë se të akuzuarit kanë pasur një kontribut të rëndësishëm në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.
“Gjykata ka vendosur se për të konfirmuar fajësinë duhet të demonstrohet një kontribut i konsiderueshëm në krimet e përshkruara në aktakuzë. Për këtë pikë, ZPS-ja nuk ka ofruar asnjë provë,” tha Mishetiq.