Roberts: Selimi të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet menjëherë

Mbrojtësi i Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë për të siguruar fajësinë e Selimit.

Roberts, mes tjerash, kërkoi që Selimi të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat, të lirohet menjëherë dhe të kthehet pranë familjes në Kosovë, njofton Dukagjini.

“Prokuroria nuk ka argumente kundër zotëri Selimit, kontributi që pretendohet se ka dhënë zotëri Selimi në NKP të cilën e kemi trajtuar në hollësi me shkrim dhe gojë nuk mund të vërtetohet se ka kontribuar në krimet e paraqitura në aktakuzë. Për rrjedhojë nuk mund të merret vendim fajësie ndaj Selimit në lidhje me NKP-në, kaq”

“Prokuroria nuk ka më asnjë provë, asnjë nuk mund të nxjerr prokuroria tani për të siguruar vendimin e fajësisë kundër zotëri Selimit. Për secilën nga pretendimet që ka pasur Prokuroria ndaj Selimit n ë këtë rast gjyqësor kanë qenë të pabaza – kemi 5 vite me procedura paragjyqësorë dhe gjyqësore, kemi dëgjuar qindra dëshmitarë dhe kemi me mijëra prova material dhe Prokuroria ka pasur tërësisht barrën e provës dhe të hënën do të duhej të kishte shkëlqyer. Por, siç e pamë të hënën pasdite ata me zor ja dolën mbanë. Tani thjesht po përsërisë kërkesën e së hënës së shkuar, zotëri Selimi duhet të shfajësohet për të gjitha akuzat, të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij – asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të provave të paraqitura”, deklaroi Roberst.

Roberts: ZPS-së i vjen turp për argumentet kundër Selimit

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika