Thaçi në Hagë: Nuk i bie pishman asnjëherë, u ktheva për të luftuar se populli po përballej me shfarosje

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin përmbyllës para trupit gjykues në Hagë.

Thaçi, gjatë fjalës së tij, kujtoi periudhën kur ishte student në Zvicër, por u shpreh se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli po përballeshin me shfarosje, njofton Dukagjini.

“Nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë, në pranverën e vitit 1998. Ishte vendim personal i imi dhe i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosje. Bëra atë që do ta bënte secili. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë”, u shpreh Thaçi.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika