Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë fjalës së tij në Hagë u shpreh se ZPS-ja nuk ka asnjë provë që tregon se ai ka kryer ndonjë krim.
Veseli, mes tjerash, u shpreh se nuk u provua asnjë veprim nga ana e tij për çka u shpreh se e ka ndërgjegjjen e pastër dhe se pret që vendimi të jetë vetëm e vërteta.
“E di çfarë do të thotë të jetosh nën kërcënim të vazhdueshëm, një përvojë që s’ia dëshiroj askujt. Kam mësuar një të vërtetë, në padrejtësi, njeriu duhet të ruajë integritetin moral dhe vlerat themelore humane. Disa mund të pyesin nëse këto janë vetëm fjalë apo nëse pasqyrohen në jetën dhe veprimet e mia”.
Veseli, ka thënë se pavarësisht gjithë dokumenteve dhe dëshmive nuk ka asnjë provë që tregon se ka kryer krime.
“Përgjigjja është e qartë, jo vetëm në fjalët e mia, por mbi të gjitha në provat e paraqitura para kësaj gjykate. Pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk u provua asnjë veprim nga ana ime”, deklaroi Veseli.