Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, një person me inicialet, E.L. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka ndihmuar në dhënie të ryshfetit.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
“Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.