Dënohet me 18 vjet burgim Endrit Nika për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e shtetases argjentinase, partneres së tij, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri, së bashku me anëtarët Gëzim Ademi dhe Alltën Murseli.

Në seancë ishin të pranishëm prokurori Armend Hamiti, avokati mbrojtës Drilon Imeri, si dhe pala e dëmtuar me përfaqësuesin ligjor Betim Shala.

I akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e 28 majit 2025.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Nika akuzohej se më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij, fillimisht e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

Më pas, sipas aktakuzës, pasi kishin hyrë në dhomën e hotelit, ai kishte vazhduar dhunën ndaj saj dhe, me dashje për ta privuar nga jeta, e kishte hedhur nga dritarja e dhomës në katin e gjashtë. Viktima kishte pësuar lëndime të rënda dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor në QKUK, kishte ndërruar jetë.

Me këto veprime, Endrit Nika ishte akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Kosovës.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika