IKD kërkon përmes rezolutës të obligohet MF-ja për përfitimin e pensioneve të dyfishta

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar kërkesën të enjten drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefave të grupeve parlamentare për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv dhe realizimin e të drejtës në pensionin e moshës, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin për kategoritë e dala nga lufta.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se Kuvendi duhet të nxjerrë një rezolutë ku e obligon Ministrinë e Financave për përfitimin e pensioneve të dyfishta.

“Ne kërkojmë që të zhvillohet një debat parlamentar brenda dy-tre javësh ose një muaji, në mënyrë që Ministria e Financave dhe Ministria e Punës të nxjerrin një rezolutë ku Kuvendi tregon arsyet pse nuk është nxjerrë ky akt ligjor që e realizon këtë të drejtë për përfitim të pensionit të dyfishtë, për pasojat juridike, sociale dhe financiare të këtij mosveprimi dhe për nevojën për veprim urgjent të Ministrisë së Financave. Presim shumë shpejt nga shefat e grupeve parlamentare, por presim edhe nga kryetarja e Kuvendit që të ushtrojë autoritetin dhe të thërrasë një seancë”, tha ai.

Në anën tjetër, hulumtuesja tjetër në IKD, Arrita Rezniqi, tha se legjislacioni në fuqi u lejon qytetarëve të këtyre kategorive të drejtën e përfitimit të pensioneve të dyfishta.

Madje ajo tha se Qendra për Ndihmë Juridike Falas e IKD-së ka paraqitur rreth 700 padi për realizimin e të drejtës në pension të dyfishtë. Sipas saj, aktgjykimet e pranuara deri tani të gjitha janë aprovuese.

“Legjislacioni në fuqi u lejon qytetarëve të këtyre kategorive të drejtën për përfitimin e dy pensioneve. Kjo e drejtë është e konfirmuar dhe konsoliduar përmes praktikës gjyqësore deri në nivelin e Gjykatës Supreme. Të gjithë personat që arrijnë moshën e pensionimit nuk mund dhe nuk duhet të detyrohen të zgjedhin mes njërit apo tjetrit pension. Atyre u takojnë të dyja pensionet dhe, rrjedhimisht, nuk mund t’u mohohet e drejta në të dy pensionet. Kjo do të thotë se të gjithë ata që arrijnë moshën e pensionimit e kanë të drejtën edhe si kategori e dalë nga lufta”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se mbetet e paqartë pse, përkundër qartësisë së ligjit, praktikës gjyqësore të konsoliduar dhe vetë ekzekutimit të vendimeve nga ana e Ministrisë, po vazhdohet me refuzimin e kërkesave të reja të qytetarëve që deri më tani nuk kanë aplikuar për njohjen e kësaj të drejte./KosovaPress

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika