Trump nis Bordin e Paqes në Washington, Osmani dhe Rama pjesëmarrës

Ka nisur në Washington takimi i parë inaugurues i Bordit të Paqes, i iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi nisi me realizimin e një fotografie të përbashkët të të pranishmëve, ku presidenti Trump qëndronte në qendër, i rrethuar nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, nënpresidenti JD Vance, si dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, i cili është anëtar i bordit ekzekutiv të organizatës.

Siç raporton NBC, gjatë pozimit për fotografinë, Trump bëri një shaka duke pyetur të pranishmit nëse po e shijonin muzikën që po luhej në sfond.

Ndërsa liderët e huaj dhe zyrtarët e administratës Trump zunë vendet e tyre pas podiumit, disa prej tyre morën kapele të kuqe në stilin MAGA, me mbishkrimin “U.S.A.” me shkronja të mëdha të bardha.

Pjesëmarrjen në këtë Bord e kanë nënshkruar dhjetëra shtete në muajin janar, gjatë një ceremonie të mbajtur në kuadër të Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Ndërkohë, disa vende perëndimore kanë hezituar t’i bashkohen nismës, duke dhënë arsye të ndryshme për qëndrimin e tyre.

Megjithatë, në takimin inaugurues të së enjtes, disa prej këtyre shteteve po marrin pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

Sot mblidhet Bordi i Paqes së Trumpit, merr pjesë edhe Osmani

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika