E thotë prapë Trump: E zgjidha konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se ka pasur rol vendimtar në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovo dhe Serbia, duke thënë se ndërhyrja e tij ka ndikuar në shmangien e një përshkallëzimi të mundshëm.

Gjatë fjalimit hapës në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, Trump përmendi disa konflikte ndërkombëtare që, sipas tij, janë zgjidhur falë angazhimit të tij, duke veçuar edhe raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Për shumë prej këtyre çështjeve, po marr si shembull Kosovën dhe Serbinë. Unë e zgjidha atë. A mund të ngriheni pak në këmbë, nëse jeni këtu? Vetëm për një moment. Kosova, Serbia. Ngrihuni. Çfarë pune e shkëlqyer. Ju faleminderit shumë. E vlerësojmë. Shumë mirë. Po shkoni mirë me njëri-tjetrin, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua dhe do ta zgjidhim, apo jo? Do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, ka thënë Trupm.

Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes nisi zyrtarisht në ambientet e Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”, në Washington, D.C., me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika