Kurti falënderon deputetët për miratimin e buxhetit: Kritikat e tyre do të trajtohen me rastin e rishikimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e buxhetit për vitin 2026 teksa tha se vërejtjet dhe kritikat e tyre do të mund të trajtohen së shpejti me rastin e rishikimit të tij.

Kurti vlerëson se miratimi i buxhetit është tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe për qytetarët, njofton Dukagjini.

“Buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Mes tjerash, Kurti ka thënë se me këtë buxhet do të rritet edhe mbështetja për barnat esenciale, sektorin privat dhe fusha të tjera.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika