Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka falënduar atë dhe popullin e Kosovës për angazhimin në ruajten e paqes dhe stabilitetit.
Rubio, krahas fotografisë me Osmanin, theksoi se Kosova është ndër anëtaret themeluese të Bordit të Paqes, duke vlerësuar rolin e saj në iniciativat ndërkombëtare për sigurinë, njofton Dukagjini.
Ai gjithashtu falënderoi presidenten Osmani për kontributin në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripi i Gazës, duke e cilësuar këtë si pjesë të përpjekjeve të përbashkëta për stabilitet global.
“U takova me Presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit duke qenë anëtar themelues i Bordit të Paqes. Gjithashtu e falënderova Presidenten Osmani për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë”, ka shkruar Rubio në X.
Osmani takohet me Rubion, i thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO