Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy burra në Lipjan e Malishevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të arrestuarit dyshohet se kanë mashtruar një viktimë, duke shkaktuar dëme prej 130 mijë eurosh, me premtimin se do ta dërgonin jashtë shtetit për shërim, njofton Dukagjini.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur nga viti 2023 dhe për këtë rast janë sekuestruar edhe prova materiale.
“Lipjan, Malishevë 2023 – NN. Me datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”,