Nga paqja në raportet Kosovë–Serbi te evakuimi i amerikanëve në Afganistan, Michigan-i nderon Berat Gegajn

Shteti i Michiganit ka dhënë një vlerësim zyrtar për Berat Gegaj, duke e nderuar për guximin dhe shërbimin e tij si ndërmjetës paqeje në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vende të botës.

Siç ka shkruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, vlerësimi është bërë nga Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Michigan-it, ku përfaqësuesi shtetëror Woolford ka theksuar kontributin e Gegajt si ndërmjetës gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se Gegaj ka ndihmuar në ndërtimin e urave të komunikimit, pajtimit dhe shpresës mes liderëve që synonin mbylljen e dekadave konflikt.

Gjithashtu, Gegaj është vlerësuar për rolin e tij gjatë evakuimit nga Afganistani në vitin 2021, ku ka kontribuar në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 shtetasve amerikanë, duke punuar intensivisht në mbrojtje të jetëve dhe vlerave amerikane.

“Vlerësimi është bërë nga Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Michigan-it, ku përfaqësuesi shtetëror Woolford ka theksuar kontributin e Gegajt si ndërmjetës gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020. Sipas deklarimit zyrtar, Gegaj ka ndihmuar në ndërtimin e urave të komunikimit, pajtimit dhe shpresës mes liderëve që synonin mbylljen e dekadave konflikt. Gjithashtu, ai është vlerësuar për rolin e tij gjatë evakuimit nga Afganistani në vitin 2021, ku ka kontribuar në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 shtetasve amerikanë, duke punuar intensivisht në mbrojtje të jetëve dhe vlerave amerikane”, ka shkruar Muharremaj.

Në arsyetimin e nderimit theksohet përkushtimi i Gegajt ndaj ndërtimit të urave mes komuniteteve dhe forcimit të bashkimit përmes dashurisë, përulësisë dhe shërbimit.

“Si pjesë e këtij vlerësimi, ai ka marrë titullin “Tribut i Veçantë”, si dhe flamurin amerikan që ishte ngritur në shtizë në ndërtesën e Kapitolit të Michigan-it më 1 janar 2026, një simbolikë që nënvizon mirënjohjen institucionale për kontributin e tij në paqe, shërbim dhe udhëheqje globale. Ky nderim, sipas dokumentit të legjislaturës së Michigan-it, evidenton ndikimin e qëndrueshëm të Berat Gegajt në jetën e shumë njerëzve dhe rolin e tij në nisma me rëndësi ndërkombëtare”, ka shkruar Muharremaj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika