NASA anulon nisjen e marsit për në Hënë për shkak të problemeve teknike

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka bërë të ditur se data 6 mars për lansimin e misionit të shumëpritur hënor Artemis II nuk është më në shqyrtim, pasi gjatë kontrolleve rutinë janë zbuluar disa probleme të minutës së fundit që pengojnë nisjen.

Të premten, agjencia kishte njoftuar se misioni – i cili synon të dërgojë astronautë drejt Hënës për herë të parë pas rreth 50 vitesh – mund të merrte dritën jeshile për nisje brenda pak javësh, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Por administratori i NASA-s, Jared Isaacman, njoftoi të shtunën se pengesat e reja do të kërkojnë mirëmbajtje dhe kontrolle shtesë.

Isaacman tha se e kupton që shumë njerëz janë të zhgënjyer nga zhvillimi i fundit, sidomos pasi rreth 50 orë kontrolle të kryera të enjten nuk kishin zbuluar probleme.

Agjencia ishte pothuajse e bindur se prova e përgjithshme e njohur si “wet rehearsal” kishte rezultuar e suksesshme, duke bërë që ekipi të paralajmëronte mundësinë e lansimit që më 6 mars.

Megjithatë, gjatë natës së së premtes, inxhinierët vërejtën një ndërprerje në rrjedhën e heliumit që nevojitet për operacionet e lansimit.

Sipas NASA-s, probleme të tilla konsiderohen serioze, pasi heliumi përdoret për të krijuar presion në rezervuarët e karburantit dhe për të ftohur sistemet e raketës.

Testi ishte përpjekja e dytë e shkencëtarëve për një provë të plotë në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, pasi më herët ishin rregulluar probleme me filtra dhe vula që kishin shkaktuar rrjedhje hidrogjeni.

Raketa u furnizua me rreth 730 mijë galonë karburant gjatë disa orëve të enjten, ndërsa ekipi e përshkroi simulimin si “një hap të madh drejt fitimit të së drejtës për të fluturuar”.

Megjithatë, misionet hapësinore shpesh përballen me pengesa. Isaacman rikujtoi se misioni Gemini 8 i astronautit Neil Armstrong në vitin 1966 përfundoi para kohe për shkak të një problemi teknik, vetëm tre vjet para uljes historike në Hënë.

Tre astronautë amerikanë – Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch – së bashku me astronautin kanadez Jeremy Hansen pritet të udhëtojnë me raketën gjigante drejt Hënës, duke pasur mundësi ta studiojnë nga afër sipërfaqen e saj.

Nëse misioni rezulton i suksesshëm, ai pritet të hapë rrugën për misionin Artemis III, i cili synon të dërgojë përsëri astronautë në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.

NASA thotë se ulja mund të realizohet deri në vitin 2028, por pranon se ky afat mund të jetë ambicioz.

NASA synon nisjen e misionit rreth Hënës në fillim të marsit

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika