Mbi 1,500 politikanë të burgosur në Venezuelë kanë aplikuar për amnisti

Një total prej 1,557 të burgosurve politikë në Venezuelë kanë paraqitur kërkesë për amnisti sipas një ligji të ri të miratuar të enjten, ka njoftuar presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez.

Rodríguez, vëllai i presidentes së përkohshme Delcy Rodríguez dhe aleat i ish-presidentit Nicolas Maduro, tha në një konferencë për shtyp se kërkesat po trajtohen menjëherë dhe se qindra të burgosur tashmë janë liruar, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Mes të liruarve është edhe politikani Juan Pablo Guanipa, një nga zërat opozitarë që kishte kritikuar ligjin për përjashtimin e disa kategorive nga amnistia.

Sipas Rodríguez, në total legjislacioni mund të shtrihet deri te 11,000 persona. Qeveria kishte njoftuar më 8 janar, pak ditë pas kapjes së Madurós nga forcat amerikane më 3 janar, se një numër i konsiderueshëm të burgosurish do të liroheshin.

Shtetet e Bashkuara, nën drejtimin e presidentit Donald Trump, kanë kërkuar që Venezuela të përshpejtojë lirimin e të burgosurve politikë. Ndërkohë, qeveria socialiste e vendit ka mohuar vazhdimisht se mban të burgosur politikë, duke pretenduar se të arrestuarit janë ndaluar për vepra penale.

Grupet opozitare dhe organizatat për të drejtat e njeriut thonë se gjatë viteve të fundit, autoritetet nën drejtimin e Maduros kanë përdorur arrestimet për të shtypur kundërshtimet dhe për të heshtur kritikët.

Nuk është ende e qartë nëse amnistia do ta përfshijë Machado-n. Aspekte të tjera të diskutueshme përfshijnë përjashtimin e dhjetëra oficerëve ushtarakë që kanë qenë të përfshirë në rebelime kundër administratës së Maduros ndër vite.

Rodríguez tha se fillimisht po trajtohen lirimet nga Zona Seven e burgut famëkeq El Helicoide në Karakas, ndërsa të burgosurit aty pritet të lirohen brenda disa orësh.

Aktivistët thonë se disa familjarë të të burgosurve në këtë objekt kanë hyrë në grevë urie duke kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.

Maduro ndodhet në paraburgim në Shtetet e Bashkuara së bashku me bashkëshorten e tij, Cilia Flores, dhe është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për drogë dhe armë, duke pretenduar se është “i burgosur lufte”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika