Qëllohet për vdekje pranë pronës së Trumpit, 20-vjeçari hyri me armë gjahu dhe bidon benzine

Një burrë në të 20-at është qëlluar për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret amerikan pasi tentoi të hynte në rezidencën e presidentit amerikan Donald Trump, Mar-a-Lago, në Palm Beach të Floridës.

Sipas Shërbimit Sekret të SHBA-së, incidenti ndodhi rreth orës 01:30 sipas kohës lokale (06:30 GMT), kur i dyshuari kishte hyrë në perimetrin e brendshëm të pronës. Në momentin e ngjarjes, presidenti Trump ndodhej në Washington DC.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw, deklaroi se forcat e sigurisë e gjetën të dyshuarin – një burrë i bardhë – duke mbajtur një bidon me benzinë dhe një armë gjahu (shotgun). Sipas tij, autoritetet i kërkuan që t’i hidhte armët. Ai hodhi bidonin me benzinë, por ngriti armën në pozicion qitjeje.

“Në atë moment, agjentët hapën zjarr për ta neutralizuar kërcënimin”, tha Bradshaw para gazetarëve, raporton BBC.

Në operacion ishin të përfshirë dy agjenci – Shërbimi Sekret dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach. Dy agjentë specialë morën pjesë në të shtënat, sipas agjentit special të Shërbimit Sekret, Rafael Barros. Asnjë efektiv i rendit nuk u lëndua.

Autoritetet njoftuan se oficerët mbanin kamera trupore gjatë operacionit.

Ende nuk dihet identiteti i personit të vrarë, as motivet e tij për tentativën e hyrjes në rezidencë. Po ashtu, nuk është e qartë sa të shtëna janë shkrepur dhe nëse arma e tij ka qenë e mbushur – çështje që mbeten pjesë e hetimeve në vazhdim.

Gjatë konferencës për media, sherifi Bradshaw shfaqi një fotografi të armës së gjahut të të dyshuarit, me bidonin e kuq të benzinës të dukshëm në sfond.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

Vritet një burrë pasi hyri në zonën e sigurisë së rezidencës së Trumpit

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika