Një segment i magjistrales së vjetër në Vushtrri u gërrye më 2024 dhe mbeti pa u shtruar

Ka afër dy vjet që segmenti i rrugës së vjetër magjistrale që e lidhë Vushtrrinë me rrugën e re nacionale Mitrovicë-Prishtinë, është gërryer. Megjithatë, kjo pjesë nuk është asfaltuar dhe që atëherë gjendja e saj është përkeqësuar – pasi gjithandej janë hapur gropa që pengojnë qarkullimin dhe u shkaktojnë dëme automjeteve

Plot gropa është mbushur segmenti afër një-kilometërsh i magjistrales së vjetër nga rreth-rrotullimi në dalje të qytetit të Vushtrrisë deri tek tjetri që e lidhë me rrugën e re nacionale.

Për të shmangur dëmtimin e automjeteve shoferët jo-rrallë detyrohen të vozisin pjesërisht në shiritin e kundërt qarkullues apo edhe skajeve të rrugës.

Kjo pjesë e rrugës në dalje të Vushtrrisë kah Prishtina, e cila lidhet me rrugën e re nacionale Mitrovicë – Prishtinë, ishte gërryer në Maj të vitit 2024 dhe që atëherë gjendja e saj vetëm sa është përkeqësuar duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Pasi tregoi se kjo rrugë është në përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi tha nuk kanë informacione zyrtare.

“Me të vërtetë është në gjendje shumë të dëmtuar ajo rrugë, dhe këtë gjendje po e paguajnë qytetarët e Vushtrrisë tash më së shumti, pasi që ajo pjesa e autostradës është rregulluar dhe (qytetarët) të Mitrovicës po e shfrytëzojnë atë pjesë… E di që njëherë ka qenë në tenderim prej që është gërryer, por më nuk kam informata tash do të kërkojë një takim të shpejtë me ministrin e sapo-zgjedhur sepse një kohë ka qenë vakum gjatë kohës së fushatës”, ka theksuar  Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë.

Madje, kryetari Idrizi tha se ka afër një vit prej kur i kanë kërkuar nivelit qendror që rrugën e vjetër magjistrale në tërësi – nga hyrja kah Prishtina, qytetit e deri në vijë me komunën e Mitrovicës – t’ia kalojë në përgjegjësi komunës.

“Në i kemi bërë kërkesë zyrtare të na e japin krejt atë pjesë, jo vetëm këtë aksin që është i dëmtuar, por deri Smrekonica, për shkak se tash kjo ka mbetur rrugë lokale. Dhe, të njëjtën situatë e kemi edhe me semaforat, në rrugën 2 Maji dhe në udhëkryqin e rrugës Bekim Berisha, nuk funksionojnë, unë kam kërkesa të shpeshta prej qytetarëve”, ka deklaruar Idrizi.

Megjithatë, komuna nuk ka marrë ende përgjigje në këtë kërkesë.

Ministria e Infrastrukturës, e as ministri i ri Dimal Basha, nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit lidhur me këtë gjendjen dhe planet për këtë segment të rrugës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika