Moti këtë javë: Vranësira, riga shiu e temperatura pranverore

Kjo javë në Kosovë pritet të jetë kryesisht stabile dhe me temperatura pranverore, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Përjashtim bën dita e martë, kur parashikohen vranësira dhe riga shiu me intensitet të ulët. Mëngjeset pritet të jenë të ftohta, me ngrica të dobëta dhe mjegull në disa zona malore.

Sot e hënë, moti do të jetë kryesisht i vranët, por me intervale dielli. Temperatura minimale pritet të zbresë deri në -4°C, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 13°C.

E martë: Parashihet mot i vranët, vende-vende me riga shiu. Temperatura minimale do të jetë deri në -1°C, kurse maksimalja deri në 13°C.

E mërkurë: Vranësira do të mbizotërojnë, por nuk do të mungojnë intervalet me diell. Minimalja do të arrijë deri në -2°C, ndërsa maksimalja 9°C.

E enjte: Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperatura minimale pritet të zbresë deri në -3°C, ndërsa maksimalja vetëm 1°C.

E premte: Dita më e ngrohtë e javës pritet të jetë e premte, me mot kryesisht me diell. Maksimalja do të arrijë 14°C, ndërsa minimalja do të jetë nga -1°C deri në 2°C.

Gjatë gjithë javës, mëngjeset priten të jenë të ftohta, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohet mjegulla.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika