Cakolli: Zgjedhja e presidentit është punë e Kuvendit, jo e Qeverisë

Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar lidhur me mënyrën e zhvillimit të takimeve për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai ka theksuar se procesi është i tërë kompetencë e Kuvendit dhe jo e Qeverisë.

Cakolli ka vlerësuar se takimet duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, pasi bëhet fjalë për një proces që kërkon marrëveshje politike ndërmjet forcave parlamentare.

“Prandaj është pak e ‘çuditshme’ që takimet për këtë temë të mbahen në zyrën e Kryeministrit, sikur të ishte proces i Qeverisë. Takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për raport Kryeministër-opozitë, e aq më pak Kryeministër-deputetë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ai ka shtuar se, për shkak se zgjedhja kërkon konsensus të gjerë parlamentar prej dy të tretave të votave në dy raundet e para, koha tashmë është vendimtare.

“Pikërisht për shkak se kërkohet konsensus i gjerë parlamentar prej 2/3 (të paktën në dy raundet e para), koha tashmë është vendimtare. Më së largu deri më 5 mars duhet të arrihet marrëveshje politike dhe të votohet suksesshëm Presidenti; në të kundërtën, hyjmë në një situatë të shkeljes kushtetuese që praktikisht e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar tutje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika