Hungaria bllokon sanksionet e reja ndaj Rusisë, BE-ja ende s’arrin marrëveshje para përvjetorit të luftës në Ukrainë

Paketa e re e sanksioneve e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, e 20-ta me radhë, nuk do të miratohet para përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës, pasi Hungaria vazhdon ta bllokojë këtë paketë.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, pranoi se nuk pritet përparim sot për këtë çështje, duke shtuar se Ungaria ka bërë “deklarata shumë të forta” dhe nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrimin e saj, raporton The Guardian.

Hungaria kundërshton masat e propozuara, si dhe pagesën e huasë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, si pjesë e mosmarrëveshjes së saj me Kievin për transitin e naftës përmes tubacionit Druzhba. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, deklaroi se “deri sa Ukraina të rifillojë transitin e naftës për Hungarinë dhe Sllovakinë, nuk do të lejojmë të avancojnë vendimet e rëndësishme për Kievin.”

Situata ndodh vetëm gjashtë javë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari, ku kryeministri pro-rus, Viktor Orbán, mund të përfundojë në opozitë pas 16 vitesh në pushtet. Orbán po përdor retorikë anti-ukrainase për të akuzuar, pa bazë, një komplot midis Kievit dhe Brukselit dhe për të paralajmëruar rrezikun e zgjerimit të luftës drejt Hungarisë.

Mosmarrëveshja për paketën e sanksioneve mund të jetë një turp politik për BE-në, ndërkohë që udhëheqësit e saj, përfshirë presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, planifikojnë të udhëtojnë në Kiev të martën për përvjetorin.

Polonia kritikoi ashpër Hungarinë. Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, e quajti “shokues” vendimin e Budapestit për të sulmuar Ukrainën për përfitime të brendshme, duke kujtuar historinë e Hungarisë kundër agresionit sovjetik.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika