BE thotë se nuk do të pranojë asnjë rritje të tarifave të SHBA-së pas vendimit të Supremes

Komisioni Evropian kërkoi të dielën që Shtetet e Bashkuara të respektojnë marrëveshjen tregtare me BE-në të arritur vitin e kaluar, pas vendimit të Gjykatës së Lartë amerikane që hodhi poshtë tarifat globale të vendosura nga Donald Trump.

Presidenti amerikan reagoi menjëherë, duke vendosur tarifa të përkohshme prej 10% për të gjitha produktet, për t’i rritur më pas në 15% një ditë më vonë.

“Situata aktuale nuk favorizon një tregti transatlantike të drejtë, të balancuar dhe me përfitime reciproke, siç u dakordësua nga të dyja palët,” tha Komisioni Evropian.

“Një marrëveshje është marrëveshje.”

Këto deklarata janë shumë më të forta se reagimi fillestar i Komisionit të premten, kur ai kishte thënë vetëm se po analizon vendimin e Gjykatës së Lartë dhe po qëndron në kontakt me administratën amerikane.

Marrëveshja tregtare e vitit të kaluar kishte vendosur tarifa amerikane prej 15% për shumicën e produkteve evropiane, përveç atyre të përfshira në tarifa sektoriale si çeliku, raporton Reuters.

Gjithashtu, disa produkte si avionët dhe pjesët rezervë kishin përjashtim nga tarifat. BE-ja kishte rënë dakord të heqë tarifat doganore mbi shumë produkte amerikane dhe kishte hequr kërcënimin për tarifa të rritura si masë hakmarrjeje.

Aktualisht nuk është e qartë nëse tarifat e reja prej 15% të Trump-it e zëvendësojnë marrëveshjen BE-SHBA. Nëse po, përjashtimet nga tarifat zero të BE-së mund të humbasin. Po ashtu, tarifat e reja mund të shtohen mbi tarifat ekzistuese ‘most-favoured-nation’, gjë që nuk ndodh në kuadër të marrëveshjes BE-SHBA.

Sipas monitoruesit të politikave tregtare Global Trade Alert, BE-ja do të jetë mesatarisht 0.8 pikë përqindjeje më e pafavorshme, ndërsa Italia mund të përballet me një rritje prej 1.7 pikë përqindjeje të tarifave amerikane.

“Produktet evropiane duhet të vazhdojnë të përfitojnë nga trajtimi më konkurrues, pa rritje tarifash mbi kufirin e dakordësuar më parë,” theksoi Komisioni, duke shtuar se tarifat e paparashikueshme minojnë besimin në tregjet globale.

Komisioneri për Tregtinë e BE-së, Maros Sefcovic, diskutoi çështjen me Përfaqësuesin Amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick, të shtunën.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika