Ish-minatori i Trepçës, Enver Tahiri, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka rrëfyer për grevën e minatorëve në përvjetorin e saj.
Ai ka treguar se më 23 shkurt të vitit 1989 ndodheshin në horizontet e minierës së Trepçës në Stantërg, ku ishin betuar me kolegët se pa u realizuar kërkesat e tyre nuk do të dilnin të gjallë nga aty.
“E kemi rrezikuar edhe jetën, e kemi rrezikuar edhe familjen. Arsyeja pse kemi hyrë në minierë dihet, sepse armiku ose Serbia në atë kohë na ka bërë presione të ndryshme dhe filloi suprimimin e autonomisë, një të drejtë që e kishim si njësi federale e ish-Jugosllavisë”, ka thënë ai, duke kujtuar momentet e grevës.