Lekaj: Kurti po kërkon alibi me takime selektive për presidentin

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me takimet konsultative të kryeministrit Albin Kurti me liderin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për gjetjen e konsensusit për presidentin e Kosovës.

Ai ka thënë se sa i përket kontaktit me AAK-në, deri më tani nuk ka ndonjë informacion që ka pasur ftesë për takim.

“Ajo që mund ta themi, historikisht ka vepruar kështu në këto procese vetëm për ta legjitimuar veten dhe për ta transferuar përgjegjësinë te opozita.”

“Edhe tetë ditë kanë mbetur që të zgjidhet presidenti i ri, ai për të krijuar alibi i bën ftesë PDK-së dhe LDK-së vetëm për të zhvendosur vëmendjen dhe për konsum të brendshëm”, ka thënë Lekaj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika